Ministria e Financave publikoi Prospektin e fletobligacionit të ri të qytetarëve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 nëntor Zhurnal.mk – Sot, Ministria e Financave publikoi Prospektin për emetimin e fletobligacionit të ri të qytetarëve. Bëhet fjalë për emetimin e katërt të fletobligacionit të qytetarëve, me afat maturimi prej 2 vjetësh dhe normë interesi prej 4.6% në nivel vjetor.

Fletobligacionet e qytetarëve mund të regjistrohen në degët e bankave afariste në vend deri më 1 dhjetor të vitit aktual 2026, ndërsa ankandi është caktuar të mbahet më 3 dhjetor 2026.

Vlera e fletobligacionit që qytetarët mund ta regjistrojnë është 10.000 denarë, përkatësisht një fletobligacion të qytetarëve. Prospekti është publikuar në vlerë prej 100 milionë denarësh.

Data e maturimit të fletobligacioneve është 11 dhjetori i vitit 2029. Interesi për vitin e parë maturon më 11 dhjetor të vitit 2028, kurse për vitin e dytë më 11 dhjetor të vitit 2029.

Ministria e Financave, deri më tani ka lëshuar tre emetime të fletobligacioneve të qytetarëve. Emetimi i parë u lëshua më 13 korrik të vitit 2023, në vlerë prej 23.5 milionë eurosh. Emetimi i dytë u lëshua më 7 nëntor të vitit 2023, në vlerë prej 17.6 milionë eurosh dhe emetimi i tretë më 12 dhjetor të vitit 2025, në vlerë prej 33 milionë eurosh.

Fletobligacionet e qytetarëve nga emetimi i parë dhe i dytë, së bashku me interesin përkatës, janë shlyer plotësisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër