Gashi takon drejtorin për Evropë në MPJ-në gjermane

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 nëntor Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christoph Israng, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike, procesin e integrimit evropian dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.

“Rikonfirmova përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, avancimin e reformave dhe rrugës sonë europiane, duke vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme gjermane”, ka shkruar Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër