VLEN: Bashkëpunimi me IRI-në, kontribut në forcimin e demokracisë dhe kapaciteteve institucionale

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Organizatat ndërkombëtare që mbështesin zhvillimin demokratik kanë rol të rëndësishëm në forcimin e institucioneve, avancimin e lidershipit politik dhe ndërtimin e praktikave bashkëkohore të qeverisjes dhe organizimit partiak. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e kapaciteteve politike.

Në këtë frymë, bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, i shoqëruar nga nënkryetarja Mimoza Musa dhe Amir Elezi, zhvilloi një takim me drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Steven Nix, drejtorin rezident për Ballkanin Perëndimor, Paul Prososki dhe përfaqësues të tjerë të kësaj organizate.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit përmes programeve dhe trajnimeve të përbashkëta, me fokus në forcimin e kapaciteteve demokratike, zhvillimin e lidershipit politik dhe konsolidimin e strukturave organizative të VLEN-it.

VLEN e vlerëson partneritetin me IRI-në si një mundësi të rëndësishme për avancimin e demokracisë së brendshme partiake, forcimin institucional dhe profesionalizimin e mëtejshëm të veprimit politik.

VLEN do të vazhdojë të kultivojë këtë bashkëpunim dhe të zhvillojë iniciativa të përbashkëta që kontribuojnë në forcimin e proceseve demokratike dhe ndërtimin e kapaciteteve politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër