Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mirëpritur dje në ambientet e komunës nxënësit e klasave të katërta të Shkollës Fillore Komunale “Naim Frashëri”.
Gjatë vizitës, Kasami ka bashkëbiseduar me nxënësit për mënyrën e funksionimit të Komunës së Tetovës, përgjegjësitë institucionale dhe rolin e kryetarit të komunës.
Sipas tij, nxënësit kanë treguar interes të veçantë gjatë takimit, duke parashtruar pyetje të shumta dhe duke ndarë ide e propozime kreative për përmirësimin e jetës në komunitet.
Përmes një postimi, Kasami ka falënderuar nxënësit dhe mësimdhënësit për vizitën dhe bashkëbisedimin, duke vlerësuar interesimin e tyre për funksionimin e institucioneve lokale.
aaaKryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mirëpritur sot në ambientet e komunës nxënësit e klasave të katërta të Shkollës Fillore Komunale “Naim Frashëri”.
Gjatë vizitës, Kasami ka bashkëbiseduar me nxënësit për mënyrën e funksionimit të Komunës së Tetovës, përgjegjësitë institucionale dhe rolin e kryetarit të komunës.
Sipas tij, nxënësit kanë treguar interes të veçantë gjatë takimit, duke parashtruar pyetje të shumta dhe duke ndarë ide e propozime kreative për përmirësimin e jetës në komunitet.
Përmes një postimi, Kasami ka falënderuar nxënësit dhe mësimdhënësit për vizitën dhe bashkëbisedimin, duke vlerësuar interesimin e tyre për funksionimin e institucioneve lokale./Zhurnal.mk

