Fakultetet pa rrymë, Janevska: Nuk do të përsëritet!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Në USHCM ka energji elektrike.  Është e vërtetë që ka borxhe për energjinë elektrike, megjithatë dje në Gazetën zyrtare doli ribalanci i buxhetit, borxhet po i shlyejmë rregullisht, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.

Një pjesë e Fakulteteve pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” (USHCM) dhe ndërtesa e Rektoratit dje nuk patën energji elektrike për shkak të faturave të papaguara ndaj operatorit që i furnizon. Pas disa orësh rryma u lidh, por, siç raportuan disa media, është dhënë afat që borxhi të shlyhet deri të premten.

Sipas Janevskës, fakultetet nuk duhet të druajnë nga ndërprerja e sërishme.

“Ne i servisojmë rregullt ato borxhe dhe jam thellë e bindur se nuk do të kemi një problem të tillë”, tha ministrja pas vizitës në Institutin e Historisë në Fakultetin e Filozofisë pranë USHCM-së, me rastin e 80-të vjetorit të themelimit të tij.

Lidhur me ankesat e studentëve se biletat digjitale për transport në autobusët e NQP “Shkup” nuk po funksionojnë për të gjithë, dhe ndërkohë ndërmarrja e transportit të qytetit ka hequr biletat e tyre në letër, Janevska u përgjigj se nuk është në dijeni të ndonjë problemi.

“Por, nëse ka ndonjë problem, jam thellë e bindur se udhëheqësia e NQP-së urgjentisht do ta zgjidh atë problem të studentëve”, shtoi Janevska.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër