Shiroka Pula takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin ekonomik

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi, me të cilën ka diskutuar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula i ka uruar ambasadores Gaidatzi sukses në misionin e saj diplomatik, duke shprehur interesimin për forcimin e kontakteve dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Në këtë takim, presidentja ka vlerësuar qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen e saj për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka theksuar rëndësinë e mbështetjes greke për avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, në fushën ekonomike, Shiroka Pula ka vënë në pah rëndësinë e investimeve greke dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare, si dhe potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër