Alarm për bomba në 4 shkolla të Tetovës, evakuohen nxënësit: Policia në kërkim të autorit!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Katër shkolla në Tetovë janë përfshirë nga alarmet për bomba gjatë ditës së sotme, por pas kontrolleve policore është konstatuar se të gjitha kërcënimet ishin të rreme.

Fillimisht, njoftimet për mjete shpërthyese u dërguan për shkollat fillore “Iliria”, “Marif” dhe “Jahja Kemal”, ndërsa më vonë edhe për shkollën e mesme “Kiril Pejçinoviq”.

Sipas SPB-së së Tetovës, kërcënimet u dërguan përmes postës elektronike nga adresa të ndryshme, të cilat më pas u fshinë.

Nxënësit u evakuuan përkohësisht, ndërsa pas kontrolleve mësimi vazhdoi normalisht. Policia po punon për identifikimin e autorit të kërcënimeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër