Shkup, 19 nëntor Zhurnal.mk – Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njoftojnë se, nën ndikimin e qarkullimit të ajrit nga jugu, gjatë orëve të mbrëmjes, gjatë natës dhe nesër paradite, në disa vende do të fryjë erë e fortë jugperëndimore, e cila herë pas here do të tejkalojë shpejtësinë prej 80 kilometrash në orë.
Gjatë natës dhe nesër paradite priten reshje shiu, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore, ku pritet të bien mbi 15 l/m².
Në Shkup do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, me drejtim të ndryshueshëm, ndërsa temperaturat do të jenë dukshëm mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës priten reshje të herëpashershme shiu.

