Studentët braktisin autobusët, transporti publik në kaos

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 nëntor Zhurnal.mk –Rrëmuja, pritjet e gjata dhe mosfunksionimi i kartelave studentore për transportin publik kanë bërë që shumë studentë të mos e shfrytëzojnë transportin publik në Shkup.

Studentët që kanë alternativa të tjera, si biçikletat dhe trotinetë elektrikë, po i përdorin ato në vend të autobusëve, ndërsa studentët që nuk kanë mundësi të tilla detyrohen të shkojnë në këmbë deri në universitet. Në pyetjen se perse nuk e shfrytëzojnë transportin publik ja se si u përgjigjën studentët;

”Janë të stërmbushur, shumë pensionistë që luftojnë të ngjiten në autobusë e ndonjëherë nuk vjen as autobusi dhe nuk punojnë as kartelat digjitale”;tha nje Studente.

”E kam patjetër ta përdori transportin publik pasi e kam alternativen e vetme. E ju? Unë mundëm edhe në këmbë të vij. Aplikacioni është i mirë por shpesh here tregon që ka autobusë e në fakt nuk ka autobus”tha nje Studente.

”Jo nuk e shfrytëzoj transportin publik pasi kam leje për vozitje. Pse e shmang transportin publik? Pasi ka shumë rrëmujë dhe nuk vijnë autobusët”tha nje Studente.

”Shumë rrallë e përdori transportin publik për shkak të rrëmujës e sidomos të martën dhe të premten shkaku i pensionistëve dhe duhet të shtyhesh për të gjetur vend”tha nje Student.

Unë e shfrytëzoj çdo ditë transportin publik, kartela më funksionon dhe e kam në telefon e tjetrën nuk e di a funksionon por gjithçka është katastrofë në Shkup përfshirë edhe transportin publik. Ciao”tha nje Studente.

Studentë kanë raportuar brenda një dite se nuk mund ta përdorin transportin falas, për shkak të bllokimit të kartelave fizike dhe problemeve me biletat digjitale. Studentët kërkojnë zgjidhje urgjente, ndërsa NQP-ja thotë se problemet lidhen me të dhënat e pasakta dhe përdorimin e parregullt të biletave.

“Gjatë kontrolleve janë konstatuar adresa të pasakta të postës elektronike, përpjekje për instalimin e së njëjtës biletë në dy pajisje, gjë që shkakton bllokimin e saj, si dhe përdorim paralel i biletës digjitale dhe kartelës elektronike. Bllokimi i kartelave të deritanishme bëhet edhe për të parandaluar përdorimin e dyfishtë dhe keqpërdorimet e mundshme”thonë nga NQP-ja.

Nga NQP shtojnë se kalimi në biletë digjitale nuk e shfuqizon të drejtën e studentëve për transport falas.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër