Mickoski nga Berlini: Maqedonia e Veriut mbështet paqen e drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka marrë pjesë në Berlin në takimin e Koalicionit të të Vullnetshmëve, kushtuar situatës aktuale në Ukrainë dhe përpjekjeve për arritjen e paqes. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Takimi, i organizuar nga kancelari gjerman Friedrich Merz, u përqendrua në intensifikimin e përpjekjeve për përfundimin e luftës dhe bashkërendimin e veprimeve mes partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara.

Mickoski bëri të ditur se Maqedonia e Veriut e ka konfirmuar mbështetjen për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Në deklaratën e tij, kryeministri Mickoski theksoi:

“E konfirmuam mbështetjen e vendit tonë për përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, përmes dialogut, diplomacisë dhe koordinimit me aleatët tanë”, ka shkruar Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër