Siljanovska-Davkova priti në takim ambasadoren e re të Estonisë, Jana Vanamolder

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 nëntor Zhurnal.mk – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot priti letrat kredenciale nga Shkëlqesia e Saj, Jana Vanamolder, ambasadorja e sapoemëruar e Republikës së Estonisë, me seli në Budapest.

Në ceremoninë solemne, presidentja theksoi shembullin e Estonisë në tranzicionin demokratik, modernizimin institucional dhe zhvillimin digjital, si një model i rëndësishëm për reformat.

Sipas presidentes, bashkëpunimi politik dhe i sigurisë duhet të plotësohet edhe me bashkëpunim ekonomik, arsimor, shkencor, kulturor dhe turistik. Të dyja palët konfirmuan rëndësinë e aleancës në NATO, në kontekstin e zhvillimeve dhe kërcënimeve aktuale të sigurisë.

Siljanovska-Davkova shprehu mirënjohje për mbështetjen që Estonia i jep vendit tonë në rrugën drejt integrimit evropian.

Ajo u angazhua për negociata të çliruara nga kushtëzimet dypalëshe të natyrës identitare, si dhe për kritere të qarta, të parashikueshme dhe objektive, të bazuara në vlerat themelore evropiane dhe rezultatet e arritura në reforma.

Ambasadorja Vanamolder theksoi pasigurinë e procesit negociues të lidhur me çështjet dypalëshe dhe shprehu mirëkuptim për angazhimet rajonale dhe aspiratat tona të natyrshme evropiane.

Ajo rikujtoi rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë rajonale për përshpejtimin e procesit të negociatave dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Sipas saj, e ardhmja evropiane e rajonit ndërtohet përmes partneritetit, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zgjerimit.

Presidentja Siljanovska-Davkova i uroi ambasadores Vanamolder mandat të suksesshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër