Deputetja Musa merr pjesë në Konferencën e tretë ndërkombëtare të mbajtur në Ashgabat të Turkmenistanit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Ashgabat, 20 nëntor Zhurnal.mk – Deputetja e VLEN-it, Mimoza Musa ka qenë pjesë e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konferencën e tretë ndërkombëtare të mbajtur në Ashgabat të Turkmenistanit me fokus avancimin e së drejtës ndërkombëtare, dialogut, besimit dhe sigurisë në rajonin e OSBE-së.

Musa e ka vlerësuar këtë pjesëmarrje si një mundësi të rëndësishme për përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare, shkëmbimin e përvojave me përfaqësues parlamentarë nga vende të ndryshme dhe kontributin në dialogun ndërkombëtar.

“Besoj se diplomacia parlamentare ka rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve, ndërtimin e besimit dhe avancimin e vlerave demokratike”, ka thënë Musa.

Përmes këtij angazhimi, deputetja e VLEN-it nënvizon rëndësinë e përfaqësimit aktiv të Maqedonisë së Veriut në platformat ndërkombëtare dhe të kontributit institucional në çështjet me rëndësi globale.

“Përfaqësimi i vendit në këto platforma është përgjegjësi institucionale, por edhe mundësi për të dhënë kontribut në çështjet që tejkalojnë kufijtë kombëtarë”, thekson deputetja Musa.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër