Ohër, 22 nëntor Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Mickoski bëri të ditur se në takim është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit bilateral, forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe thellimin e partneritetit mes dy vendeve.
“Zhvillova një takim kokë më kokë me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama.
Biseduam për avancimin e bashkëpunimit bilateral, forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.
Vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në besim, respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta. ka shkruar Mickoski pas takimit me Ramën në Ohër.

