Shkup, 24 nëntor Zhurnal.mk – Anastasia Sokolova, dëshmitare e thirrur nga mbrojtja e të pandehurit të parë, Dejan Jovanov Deko, deklaroi sot në seancën e zhvilluar në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, në burgun “Idrizovë”, se në diskotekën “Pulse” kishte vënë re vetëm fikëse zjarri pranë sportelit të biletave.
Gjatë marrjes në pyetje nga avokatët e Dekos, ajo tregoi se kishte punuar me kohë të pjesshme në “Pulse” gjatë fundjavave nga viti 2022 deri në vitin 2025. Më 16 mars, në mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, Sokolova ishte në bar dhe paguhej me ditë. Sipas saj, Deko mbikëqyrte punën dhe u caktonte punonjësve detyrat.
“Përveç Dekos, askush nuk na caktonte punë”, u shpreh dëshmitarja.
Sokolova tha gjithashtu se diskoteka iu nënshtrua rinovimit në vitin 2024. Pas punimeve, tarracat mbi bar u hoqën dhe në të dyja anët e skenës u vendosën kabina.
