Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 nëntor Zhurnal.mk – Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është shfaqur sërish në publik pas një periudhe të gjatë mungese nga skena publike.

Kësaj radhe, Zaev ka qenë i pranishëm në festën e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Prania e ish-kryeministrit në këtë organizim diplomatik ka tërhequr vëmendje, duke qenë se ai prej kohësh nuk është shfaqur në aktivitete publike të këtij lloji./Tema.mk

artikuj të ndërlidhura