Endrit Azemi thotë se mashtroi sepse ishte i kërcënuar, ja sa para i kishin premtuar – flet edhe avokatja e tij

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Gjilan, 25 nëntor Zhurnal.mk – Endrit Azemi, i dyshuari për mashtrimin me leukemi, përmes të cilit arriti të mblidhte gati 190 mijë euro nga qytetarët, pretendon se ishte detyruar ta bënte këtë.

Gazeta Nacionale ka mësuar detaje të reja nga hetimet që po zhvillohen për rastin, përfshirë deklarimet e Azemit para organeve të drejtësisë dhe dokumentacionin e dyshuar si të falsifikuar.

Azemi, i cili vazhdon të jetë në paraburgim pas arrestimit më 21 nëntor, ka pretenduar se pas mashtrimit të qytetarëve qëndron edhe një person tjetër.

Si nisi gjithçka?

Sipas informacioneve të siguruara nga Nacionale, Azemi, pas arrestimit dhe gjatë seancës për caktimin e paraburgimit, ka deklaruar se ishte kanosur dhe detyruar të mashtronte qytetarët për gjendjen e tij shëndetësore.

Personi nga i cili Azemi pretendon se është kanosur punon në një Qendër të Mjekësisë Familjare në Gjilan.

Nacionale ka mësuar se ky person tashmë është intervistuar nga Policia e Kosovës, por deri më tani vetëm në cilësinë e dëshmitarit.

Pretendimet e Azemit për kanosje mbeten ende për t’u vërtetuar nga organet e hetuesisë.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe avokaten e Azemit, Lirije Kovani Limani, e cila ka konfirmuar se policia po heton edhe persona të tjerë lidhur me këtë rast.

Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se ka ankimuar vendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj klientit të saj.

“Mundem me konfirmu që policia po heton edhe persona të tjerë në këtë rast, ndërsa sa i përket masës së paraburgimit tashmë kam dorëzuar ankesë në Gjykatën e Apelit”, ka deklaruar avokatja për Nacionalen.

E pyetur nëse klienti i saj, Endrit Azemi, ka akuzuar dikë tjetër se e ka kanosur për ta realizuar mashtrimin, avokatja ka thënë se aktualisht nuk mund ta konfirmojë këtë, pasi rasti është ende nën hetime.

Gazeta Nacionale ka parë edhe dokumentacionin mjekësor përmes të cilit pretendohej se Endrit Azemi vuante nga leukemia dhe kishte nevojë për trajtim në Turqi.

Ajo që bie në sy në këto dokumente është përdorimi i të dhënave reale, të cilat i japin besueshmëri dokumentacionit të dyshuar si të falsifikuar.

Nga verifikimet e Nacionales rezulton se spitali i përmendur në dokumente ekziston në Stamboll. Real është edhe emri i mjekut që figuron në dokumentacion.

Po ashtu, numri i telefonit dhe adresa e faqes së internetit përputhen me kontaktet zyrtare të spitalit.

Megjithatë, dokumentacioni përmban disa elemente që ngrenë dyshime mbi autenticitetin e tij.

Një prej tyre është kodi QR, i cili gjatë verifikimit nga Nacionale rezultoi i paqasshëm.

artikuj të ndërlidhura