Lopët në Pallankë mobilizojnë institucionet shtetërore, pezullohen protestat

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kriva Pallankë, 25 nëntor Zhurnal.mk – Komuna e Kriva Pallankës ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për hartimin e një plani aksional për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me gjedhët që enden lirshëm në territorin e komunës.

Sipas vendimit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të angazhohet për kapjen dhe konfiskimin e gjedhëve, ndërsa policia dhe institucionet e tjera shtetërore do të ofrojnë mbështetje operative dhe logjistike.

Kryetari i komunës, Sashko Mitovski, njoftoi se protestat e paralajmëruara pezullohen përkohësisht, për t’u dhënë mundësi institucioneve të veprojnë.

Megjithatë, Mitovski shprehu rezerva për mungesën e afateve konkrete, faktin se aksioni nuk përfshin të gjitha gjedhët që shkaktojnë probleme, si dhe mungesën e një zgjidhjeje për kompensimin e qytetarëve që kanë pësuar dëme materiale.

“Pezullimi i protestave nuk nënkupton heqje dorë nga kërkesat tona për zgjidhjen e plotë dhe të përhershme të problemit”, theksoi Mitovski.

artikuj të ndërlidhura