Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, humb jetën 67-vjeçari në Dimal

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Dimal, 25 nëntor Zhurnal.mk – Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal.

Viktima është identifikuar si Zenun Zeka, 67 vjeç, banues në këtë fshat. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal.

Si pasojë e aksidentit, 67-vjeçari ka humbur jetën. Trupi i tij është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e automjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

artikuj të ndërlidhura