Ali Ahmeti takon bashkatdhetarët në Trento të Italisë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Trento, 25 nëntor Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit në Trento të Italisë, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me familjen e Abedin Selmanit dhe djemtë e tij, Gjuranin dhe Mirsadin, në restorantin e tyre familjar “Al Faro”.

Përmes këtij takimi, Ahmeti ka përcjellë mesazhin e afërsisë dhe respektit për bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë, duke vlerësuar kontributin e tyre dhe lidhjen e vazhdueshme me vendlindjen.

“Takimet me bashkëatdhetarët tanë në mërgatë janë gjithmonë të veçanta dhe të mbushura me ngrohtësi e dashuri për vendlindjen”, ka theksuar Ahmeti.

Ai ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e përzemërt, duke i uruar familjes Selmani punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme në veprimtarinë e tyre në Itali.

Ja postimi plotë:

Kënaqësi të vizitoja në Trento të Italisë familjen e Abedin Selmanit, së bashku me djemtë e tij, Gjuranin dhe Mirsadin, në restorantin e tyre “Al Faro”.

Takimet me bashkëatdhetarët tanë në mërgatë janë gjithmonë të veçanta dhe të mbushura me ngrohtësi e dashuri për vendlindjen.

Mirënjohje për mikpritjen e përzemërt dhe urime për punën e sukseset e tyre!

artikuj të ndërlidhura