Bakiu: Pranohet një furgon i ri për transportin e pacientëve ndërmjet klinikave

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Institucioni Publik Shëndetësor për Shërbime të Përbashkëta ka pranuar një furgon për nevojat e tij, në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, transmeton zyrtare.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë për Shërbime të Përbashkëta Shëndetësore, Bashkim Bakiu, i cili theksoi se automjeti do të përdoret për transportimin e pacientëve ndërmjet klinikave.

Sipas Bakiut, ky automjet do të lehtësojë lëvizjen e pacientëve dhe do të kontribuojë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore më efikase dhe më të qasshme.

Ai falënderoi Drejtorinë e të Ardhurave Publike për bashkëpunimin dhe mbështetjen, duke vlerësuar se bashkëpunimi ndërinstitucional që përkthehet në shërbim më të mirë për pacientët është kontribut i drejtpërdrejtë për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura