Shkup, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Më 25.11.2026, në orën 19:35, në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar i kanë privuar nga liria D.N. (36) dhe N.A. (40), të dy nga Kavadari. Ata janë vërejtur duke shkëmbyer sende dhe gjatë kontrollit ndaj D.N. është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhurore e bardhë, ndërsa te N.A. janë gjetur dhe konfiskuar para. Gjithashtu, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore të Kavadarit, është realizuar bastisje në shtëpinë e N.A., ku janë gjetur dhe konfiskuar një lëndë e kokërrzuar e bardhë, një lëndë pluhurore e bardhë, një peshore metalike, para dhe sende të tjera. Ata janë mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të paraqiten kallëzime përkatëse.
Në koordinim me prokurorin publik, në Gjykatën Themelore të Kavadarit do të paraqitet propozim për caktimin e masës së paraburgimit për N.A.

