Ohër, 26 nëntor Zhurnal.mk – Më 26.11.2026, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Ohrit e kanë privuar nga liria C.N. (55) nga Ohri, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarr në banesën e tij, të vendosur në rrugën “Goce Dellçev” në Ohër.
Me intervenimin e shpejtë të zyrtarëve policorë, pjesëtarëve të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Ohri dhe ekipeve mjekësore, është realizuar evakuimi i disa banorëve të ndërtesës. Me automjete të Ndihmës së Shpejtë, në Spitalin e Përgjithshëm janë transferuar tetë persona, të cilët kishin lëndime dhe vështirësi në frymëmarrje.
Në koordinim me shërbimet e tjera, SPB Ohër po ndërmerr masa shtesë për mbështetjen e banorëve dhe qetësimin e situatës. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër C.N. do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
