Kujdes në Strazhë/ Gurë të rënë në rrugë, shoferët paralajmërojnë për rrezik

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 26 nëntor Zhurnal.mk – Shoferët paralajmërojnë për rrëshqitje gurësh në qafën malore të Strazhës, në rrugën Gostivar – Kërçovë.

Në fotografitë e publikuara në grupin e komunikacionit „Сообраќај +389 МК“ shihen gurë të shpërndarë në asfalt, para objekteve të njohura gastronomike ku shërbehen mekicat, në drejtim të Kërçovës.

Udhëtarëve u rekomandohet kujdes i shtuar, ulje e shpejtësisë dhe mbajtje e distancës së sigurisë, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse rruga është pastruar nga gurët apo nëse janë vendosur kufizime në qarkullim.

artikuj të ndërlidhura