Familjarët e Shqiponjës kanë reaguar pas deklaratave të Arlindës, e cila ka ngritur aludime për orientimin seksual të banores gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.
Përmes një shkrimi të publikuar në profilin zyrtar të Shqiponjës, familjarët e saj i kanë cilësuar deklaratat e Arlindës si të papranueshme, duke theksuar se ato nuk qëndrojnë.
Në reagimin e tyre, ata kanë theksuar se Shqiponja nuk ka asnjë detyrim të japë llogari për jetën e saj private dhe se askush nuk duhet të bëhet objekt i paragjykimeve apo pretendimeve të pavërteta.
Foto: Shqiponja / Instagram
“Shqiponja nuk ka asnjë detyrim të japë llogari për jetën e saj personale, e aq më pak të bëhet objekt i aludimeve, paragjykimeve dhe pretendimeve të pavërteta”.
“Deklaratat e Arlindës janë të papranueshme dhe nuk qëndrojnë. Orientimi seksual, real apo i supozuar, nuk është fyerje dhe nuk e përcakton vlerën e asnjë individi. Megjithatë, kjo nuk i jep askujt të drejtën të përhapë pretendime të pavërteta për jetën personale të dikujt tjetër”.
“Do të ishte më e drejtë dhe më e respektueshme që Arlinda t’i drejtohej drejtpërdrejt Shqiponjës, në vend që të bënte aludime publike që krijojnë hapësirë për keqinterpretime dhe spekulime”, kanë përfunduar familjarët e banores.
Ndërkohë, kujtojmë se Arlinda kishte folur për Shqiponjën në një bisedë me disa prej banorëve, ku kishte lënë të kuptohej në mënyrë indirekte dha disa aludime për orientimin e saj seksual.
“Unë e di pse kësaj i flitet me mua”, ishte shprehur Arlinda gjatë një bisede me disa banorë.

