5
Shkup, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Një 55-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një person që e njihte, në komunën e Aerodromit, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, përcjell Fol
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), sulmi ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 17:00. Lëndimet e tij janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup.
Rastin, 55-vjeçari e ka denoncuar më 25 nëntor, më shumë se dy muaj pas sulmit.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
