Lezhë, 27 nëntor Zhurnal.mk – Në Shqipëri moti i keq ka vazhduar edhe gjatë orëve të fundit, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit.
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar sot përmbytje në disa rrugë dhe lagje të qytetit të Vlorës, duke shkaktuar edhe probleme me qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë, raportohet se në Qarkun e Lezhës, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq dhe amortizimit të rrjetit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sot dhe nesër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Vlorë.
Në qarqet Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Elbasan dhe Fier priten reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshje priten të dobëta deri lokalisht mesatare.
