Kolashinac takohet me anëtarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviq

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Ohër, 27 nëntor Zhurnal.mk – Kryetari i Unionit Demokratik Boshnjak (BDS), Munir Kolashinac, sot mori pjesë në Ohër në Samitin e Procesit Brdo-Brijuni, i cili bashkon përfaqësuesit e lartë të shteteve të rajonit, me qëllim forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, dialogut dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Kolashinac u takua dhe zhvilloi bisedë me anëtarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviq. Gjatë bisedës miqësore u shkëmbyen mendime për çështjet aktuale politike, pozitën e boshnjakëve dhe rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Për Unionin Demokratik Boshnjak, ky takim ka rëndësi të veçantë, pasi paraqet një mundësi për forcimin e lidhjeve me institucionet dhe përfaqësuesit e Bosnjë-Hercegovinës, afirmimin e interesave të boshnjakëve në rajon dhe hapjen e mundësive për bashkëpunim të ardhshëm.

BDS-ja do të vazhdojë të kultivojë dialogun, të ndërtojë marrëdhënie partneriteti dhe të kontribuojë aktivisht në lidhjen e boshnjakëve në rajon.

artikuj të ndërlidhura