9
Bern, 27 nëntor Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka qëndruar edhe sot në Zvicër, ku në Bern ka marrë pjesë në festën e shënimit të 28 Nëntorit të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Zvicër, njofton TV21.
“Sonte në Bern të Zvicrës, pata kënaqësinë që, me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Zvicër, të marr pjesë në shënimin e Ditës së Madhe Kombëtare, 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar. Gëzuar 28 Nëntorin, të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen!”, shkruan Ahmeti.
