Shkup, 28 nëntor Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Çairit, Izet Mexhiti ka përcjellë urimet e tij me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesazhin e tij, Mexhiti e ka cilësuar këtë datë si ditën më të lavdishme të historisë kombëtare, simbol të krenarisë, lirisë dhe identitetit shqiptar.
Ai ka uruar që flamuri kuqezi të mbetet përherë i bekuar dhe kombi shqiptar i lavdishëm, duke përcjellë mesazhin e unitetit për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë në botë.
“Gëzuar 28 Nëntorin, ditën më të lavdishme të historisë sonë kombëtare!
Ditën kur zemrat e shqiptarëve, kudo në botë, rrahin si një. Qoftë përherë i bekuar flamuri ynë dhe i lavdishëm kombi shqiptar! Urime 28 Nëntori, shqiptarë!”, ka shkruar Mexhiti.
