Vlorë, 28 nëntor Zhurnal.mk – Kreu i shteti, nga Vlora, ka uruar sot ditën e Pavarësisë. Presidenti Bajram Begaj në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale, shprehet se me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë.
“Nga Vlora e Pavarësisë, gëzuar 114 vjetorin e Ditës së Flamurit të gjithë shqiptarëve! Me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë. Gëzuar! Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!”, shkruan ai.
