Shujta studentore, Janevska: Shumë shpejt do të arrijmë një zgjidhje

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 nëntor Zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, i ka përgënjeshtruar informacione se disa Unione Studentore janë duke organizuar protesta. Sipas Ministres Janevska, Qeveria në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, janë duke bërë gjithçka që është në kuadër të mundësive për t’i përmirësuar kushtet e studentëve, përmes investimeve nëpër konviktet studentore, në ndërtimin e laboratorëve të rinjë, por edhe duke u zhvilluar me një shpejtësi të madhe edhe projekti për zgjerimin e masës për ushqimet e subvencionuara të studentëve përmes aplikacionit “M-services”. Sipas saj me zgjidhjen e re ligjore, studentët do të marrin një kartë me të cilën do të marrin një zbritje prej 20% për shërbimet e disponueshme përmes aplikacionit.

“E drejta e protestës është e garantuar, por unë nuk po arrijë të kuptoj kundër çka do të protestonin, kur shteti po ju ofron më shumë nga atë që e kanë, ndërsa studentët duan kundër asaj të protestojnë, këtu nuk po e shoh logjikën. Por dua të informoj se është formuar një grup pune, projekti po zhvillohet shumë shpejt. Jemi të interesuar ta zhvillojmë projektin shpejt. Jam në komunikim me asambletë përkatëse studentore dhe mendoj se nuk kemi problem dhe se shumë shpejt do të arrijmë një zgjidhje. Sikur të shkurtohet diçka për studentët e kuptoj të drejtën të protestojnë, por kur të jep më shumë nuk po e kuptoj pse të protestohet.”, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Janevska theksoi edhe për investimet e shumta të cilat janë realizuar, dhe të gjitha këto në të mirë të studentëve.

“Ja po e shihni edhe ju, se zotimet tona nuk janë vetëm deklarative, po përpiqemi t’i mbështesim të gjithë të cilët mundohen, me qëllim që pastaj këto t’i ndihmojnë shtetit. Për studentët janë realizuar investime shumë serioze, duke rinovuar dhe ndërtuar disa konvikte studentore, laboratori, dhe kushte të tjera.”, theksoi Janevska.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me disa Ministri janë të përfshira në përgatitjen e zgjidhjes ligjore që çdo student do të marrë një kartë studenti, përmes së cilës studentët do të jenë në gjendje të arrijnë çmime 20% më të ulëta për të gjitha shërbimet që do të përdorin përmes aplikacionit “M-services.

artikuj të ndërlidhura