Zgjedhje të parakohshme parlamentare, Selmani: Kush do zgjedhje duhet të ofrojë më shumë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 nëntor Zhurnal.mk – Diskutimet dhe deklaratat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vitin e ardhshëm, nuk janë vetëm një zë, por edhe argument se politikat shtetërore nuk shkojnë në drejtimin siç ka premtuar qeveria aktuale, thotë për TVM2 profesori universitar, Bashkim Selmani. Megjithatë sipas tij, partitë akuzohen por nuk ofrojnë program konkret për zgjidhjen e problemeve që prekin qytetarët.

“Është fakt se sa më shumë flitet për zgjedhjet, ajo nënkupton dy pikëpyetje bazë. Ajo nënkupton: a po i plotëson kjo qeveri rrethanat dhe premtimet apo është në udhëkryq dhe e dyta, të gjitha subjektet që pretendojnë, ofrojnë zgjedhje, duhet detyrimisht të ofrojnë atë që s’e ka bërë kjo qeveri aktuale… Unë besoj se kjo qeveri nuk do të arrijë ta realizojë mandatin e saj. E para është përballja me borxhin publik, bllokimi i procese eurointnegruese dhe e treta, lufta me krimin dhe korrupsionit… Të gjitha janë të interesuara për zgjedhje, por asnjëra nuk do që të marrë përgjegjësi, dhe kjo e bën procesin më të komplikuar.”, u shpreh për TVM2 profesori universitar, Bashkim Selmani.

Qytetarët, të zhgënjyer nga politika

Ata që më së shumti e ndjejnë realitetin shoqëror e politik janë qytetarët. TVM2 i pyeti për pritshmëritë dhe mendimet e tyre nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme. Rëndom, ata pa shpresë dhe me akuza ndaj pushtetit për mungesën e një ekonomie të mirëfilltë dhe punësimeve.

“Të ju them të drejtën jam shumë pesimist. Unë mendoj se për qytetarët asgjë nuk bëhet. Nuk besoj edhe atëherë kur do të mbahen zgjedhjet e radhës. Nuk ka opsion të tretë ku do të besonin qytetarët.”, u shpreh një qytetar.

“Ekonomia, paraja, punësimi. Ndoshta një ditë koha do ta bjerë, se, rinia, këta djemtë e ri.”, tha një qytetar.

“Njëherë për njëherë s’bëhet asgjë. Gjithçka shkon poshtë. Krejt prapa, asgjë para… Të punohet në ekonomi, gjithkund.”, u shpreh një qytetare.

Mbetet të shihet nëse RMV-ja do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, apo nëse qeveria do të vazhdojë me mandatin e plotë, pavarësisht kalkulimeve pulitke.

artikuj të ndërlidhura