Beograd, 28 nëntor Zhurnal.mk – Një stuhi e fuqishme dëbore ka përfshirë Serbinë, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në komunikacion. Autostradat dhe rrugët në disa pjesë të vendit janë mbuluar tërësisht nga bora.
Për shkak të reshjeve të dendura dhe kushteve të vështira atmosferike janë regjistruar edhe aksidente trafiku, ndërsa shoferët po përballen me qarkullim të vështirësuar dhe dukshmëri të reduktuar.
Sipas raportimit, vala e borës po lëviz drejt jugut, ndërsa pritet që moti i ftohtë dhe reshjet të përfshijnë edhe Maqedoninë.
Qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë udhëtimeve, për shkak të mundësisë së krijimit të kushteve të vështira dimërore në rrugë.
