197
Tiranë, 28 nëntor Zhurnal.mk – Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit në vijim të protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë.
Sipas policisë, disa prej protestuesve, të cilët mbanin fytyrën të mbuluar, janë përfshirë në akte vandalizmi dhe në sulme ndaj efektivëve dhe institucioneve.
Pas tensioneve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, lëvizja e protestuesve është zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej”. Një pjesë e tyre ndodhet gjithashtu në zonën pranë Parlamentit.
Shoqërimet janë kryer ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar në disa pika të kryeqytetit.
