Shkup, 30 maj – Vlen në Qeverinë e re të drejtuar nga Hristijan Mickoski do të drejtojë me 6 ministri.
Sipas informacioneve ekskluzive të cilat i disponon Zhurnal, gjashtë ministritë që do të drejtojë Vlen tashmë janë dakorduar bashkë edhe me programin qeveritar.
Kështu, në duart e kuadrove të Vlen do të jenë Ekonomia, Eurointegrimet, Ekologjia, Politika sociale dhe Qeverisja e mirë.
1. Ministria e Ekonomisë dhe Punës
2. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
3. Ministria e Shëndetësisë
4. Ministria e Integrimit Europian
5. Ministria e Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisë
6. Ministria pa resor për Qeverisje të mirë.
Ndërkohë që sipas informacioneve që disponojmë, krahas gjashtë ministrive, Vlen do ketë 7 zëvendës ministra dhe 5 sekretar shtetëror.
Kështu, Vlen do i takojnë postet e zëvendës ministrave në MPB, Transport dhe Lidhje, Arsim, Bashkësitë Etnike, Bujqësi, Mbrojtje dhe Kulturë.

