Shkup, 24 shkurt – Drejtori i Sh.A MEPSO, Burim Latifi, ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti, duke i quajtur ato lajme të rreme.
Latifi theksoi se MEPSO vazhdon të funksionojë në të njëjtën mënyrë si më parë dhe për të vërtetuar këtë, ai ka publikuar raportin e konsoliduar financiar të ish-drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni, Zudi Enuzi, të nënshkruar edhe nga ish-drejtori financiar, Lupço Zikov.
“Gjithçka është në rregull, vetëm BDI është në opozitë! Kush ka qenë Ministër i Drejtësisë, Zoti na ruajt!” shkroi Latifi, duke i konsideruar akuzat e Bexhetit si të pabaza.
Latifi ka thënë se BDI, edhe në opozitë, vazhdon të fokusohet vetëm te çështjet financiare, ndërsa “realiteti tregon se procedurat në MEPSO mbeten të pandryshuara”.


