Shkup, 10 mars – Pa ujë sot prej orës 10:30 janë një pjesë e shfrytëzuesve nga Komuna e Çairit.
Siç informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit të tubacionit lidhës prej f-5/4 në rrugën “3” dhe në rrugën “Brigada maqedono-kosovare” nr.4.
Furnizimi me ujë do të jetë në ndërprerje deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.

