A është kjo dhurata luksoze e Bleros për Eronitën?

Nga D. V.
135 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Blero dhe Eronita pritet të bëhen prindër për herë të parë, duke e ndarë lajmin e gëzueshëm me publikun përmes një seti fotografish.

Çifti ka marrë urime të shumta pas konfirmimit të shtatzënisë, shkruan “Kosovarja”.

Në rrjetet sociale, Eronita publikoi gjithashtu imazhe nga ekzaminimet dhe më pas ndau një foto ku shihet një çantë me logon e markës luksoze Louis Vuitton.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një dhuratë të Bleros për partneren e tij, por postimi ka nxitur interes për marrëdhënien dhe momentet e lumtura që po përjeton çifti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër