Abdixhiku: LDK i voton ndryshimet kushtetuese që Presidenti të zgjidhet nga populli

Nga Xh M
724 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK i voton amendamentet për ndryshimet kushtetuese, që Presidenti të zgjidhet direkt nga populli.

“LDK i mbështet dhe i voton ndryshimet kushtetuese. Këto amendamente kushtetuese janë hartu nga LDK edhe në vitin 2011, në atë vit këto amendamente janë dërgu në Gjykatë Kushtetuese sepse janë bindje ideologjike që rrjedhin nga presidenti historik Ibrahim Rugova, presidenti duhet të zgjedhet nga populli”.

“Përveç që duhen 2/3 të shqiptarëve, duhen dhe 2/3 të pakicave dhe çështja e dytë, në ato amendamente thonë se këto hyjnë në fuqi 6 muaj pasi të votohen në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër