Abdixhiku për rritjen e çmimeve: Kosova në krizë, masat e qeverisë nuk po funksionojnë

Nga D. V.
288 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 prill, Zhurnal.mk – Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës tha se Kosova po gjendet në krizë dhe se qeveria nuk ka punuar mjaftueshëm, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi këtu për të mbrojtur diçka që u pat garantuar prej Qeverisë. Jemi për të ngritur një shqetësim më shumë të qytetëruar dhe të argumentuar. Për të arritur konsensus fillimisht për arsyen e kësaj seance dhe qytetarëve t’u themi pse është thirrur. Tani duhet të pranojmë që jemi në krizë. Ekuivalenti i vendeve ndaj krizave është tema që po e arrijmë këtu. Dhe në këtë rrafsh, janë dy alternativa që i kemi para vetes“, u shpreh Abdixhiku.

Abdixhiku tha se masat e qeverisë nuk po funksionojnë.

“Në qoftë se këto masa të qeverisë po bëhen, domethënë si një sërë masash përfshirë dhe heqjen e çmimit tavan, atë që po na e jep si listë, po duhet t’i shqyrtojmë. Është e vetmja alternativë kjo, por po ju them lajmin e keq, s’po funksionon“, theksoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër