Adem Avziu zgjidhet Sekretar i degës së BDI në Tetovë

Nga Xh M
898 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 16 maj Zhurnal.mk – Në Degën e Tetovës të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Adem Avziu është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i degës sot në Kuvendin qendror të degës.

Pas zgjedhjes, Avziu u shpreh se ky besim përbën një nder të madh për të, por njëkohësisht edhe përgjegjësi të rëndë për të shërbyer me përkushtim, ndershmëri dhe dinjitet në funksion të qytetarëve dhe organizatës.

Ai falënderoi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti si dhe të gjithë kuvendarët për besimin dhe mbështetjen e dhënë.

Avziu theksoi se ky moment përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe punës së përbashkët brenda degës, me synim përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së përbashkët.

https://www.facebook.com/share/p/1FdfWoMNhi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër