Afrim Gashi uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës

Nga B.M
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 shkurt – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, shpreh urimet e përzemërta për zgjedhjen e znj. Albulena Haxhiu në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Zgjedhja e saj në këtë funksion të rëndësishëm përfaqëson një përgjegjësi të madhe për avancimin e proceseve demokratike dhe parlamentare në Republikën e Kosovës.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona karakterizohen nga respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi i qëndrueshëm dhe miqësia e sinqertë. Duke vlerësuar raportet e shkëlqyera bilaterale dhe raportin e çmuar personal, besoj fuqishëm se së bashku do të vazhdojmë ta thellojmë dialogun dhe partneritetin ndërparlamentar, në funksion të interesave të qytetarëve tanë dhe të perspektivës së përbashkët europiane.

I uroj suksese në ushtrimin e detyrës fisnike dhe shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv ndërmjet dy kuvendeve dhe shteteve tona”, ka shkruar Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër