Sali uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës

Nga B.M
568 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e VLEN, Bekim Sali ka uruar zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Sali në postimin në Fejsbuk, thekson se konstituimi i Kuvendit paraqet një moment të rëndësishëm për funksionimin demokratik të institucioneve dhe për forcimin e rendit parlamentar.

“E nderuara zonja Albulena Haxhiu, Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, jua përcjell urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Konstituimi i Kuvendit përfaqëson një moment të rëndësishëm për funksionimin demokratik të institucioneve dhe për forcimin e rendit parlamentar”, shkruan Sali.

Ai shprehet i bindur se Kuvendi nën drejtimin e saj, “do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e jetës parlamentare dhe në përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

“Shprehim përkushtimin tonë të thellë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, në frymën e partneritetit të ngushtë, respektit të ndërsjellë dhe orientimit të përbashkët strategjik”, thekson zëvendëskryeministri Sali.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër