Shkup, 22 Prill, Zhurnal.mk – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AFV) e Maqedonisë së Veriut tha sot është njoftuar nga shpërndarësi i autorizuar i prodhimeve të HiPP, se produkti i kontestuar 190 gramësh i ushqimit për foshnje nuk ndodhet në tregun vendor, pasi që i njëjti u tërhoq nga tregu Austriak pasi atje testet gjetën helm të minjëve një gotë ushqimi në fjalë.
“Agjencia po monitoron situatën dhe do të reagojë në kohën e duhur nëse është e nevojshme. Përveç kësaj, Agjencia mori një njoftim me shkrim nga operatori i ushqimit, shpërndarësi i autorizuar i produkteve HIPP për Maqedoninë, se produkti i kontestuar nuk është importuar fare në vend, pra nuk është vendosur në tregun maqedonas,” tha AFV në një komunikatë në gjuhën maqedonase përmes FB, shkruan Zhurnal.mk.
Agjencioni tha se nuk ka marrë njoftim përmes Sistemit të Alarmit të Shpejtë të Bashkimit Evropian (RASSF) se njëjti ushqim 190 gramësh në kavanoz qelqi me aromë karrote dhe patateje) është vendosur në tregun maqedonas, i cili është subjekt i tërheqjes dhe hetimit në Austri dhe disa vende të tjera në Evropë.
Mediat evropiane shkruajnë se Agjencia Austriake për Shëndetësinë dhe Sigurinë Ushqimore ka njoftuar se kavanozi i kontaminuar u raportua nga një klient në qytetin e Eisenstadt.
Kavanozi kishte një kapak të dëmtuar që dukej se ishte hapur më parë dhe mbante erë të prishur.
HiPP, në një deklaratë, tha se po tërheq nga tregu të gjitha kavanozët e ushqimit për foshnje që shiten në supermarketet SPAR, të cilat përfshijnë dyqanet SPAR, EUROSPAR, INTERSPAR dhe Maximarkt, në Austri si masë paraprake.
HiPP tha se nuk mund ta përjashtojë mundësinë që helmi të jetë shtuar nëpërmjet kontaminimit të jashtëm.
Autoritetet në Gjermani, Sllovaki dhe Republikën Çeke po hetojnë gjithashtu rastin. / Zhurnal.mk.
