Tiranë, 22 prill, Zhurnal.mk – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar rritjen e vazhdueshme të interesit ndërkombëtar për vendin, duke e lidhur këtë zhvillim me shtimin e vizitave nga kroçierat turistike në brigjet shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Rama u ndal te mbërritja e dy anijeve turistike, “Monet” dhe “La Belle de l’Adriatique”, të cilat sollën rreth 150 turistë në Shqipëri.
“Kroçierat ‘Monet’ dhe ‘La Belle de l’Adriatique’, dy vizitore me rreth 150 turistë, tashmë të njohura në brigjet tona, konfirmojnë edhe një herë rritjen e interesit për Shqipërinë në hartën e turizmit mesdhetar dhe rolin e Durrësit si një portë të rëndësishme hyrëse për turistët ndërkombëtarë,” u shpreh Rama.
