AIbin Kurti e Bedri Hamza takohen për çështjen e presidentit, Hamza tregon kënd e mbështesin kënd jo

Nga Xh M
455 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka mbajtur takim me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit gjatë së dielës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Hamza me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, ku tha se PDK’ja nuk mbështet kandidatura që s’përfaqësojnë unitetin qytetar.

Njoftimi i plotë:

Zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë neve si përfaqësues të zgjedhur të popullit. Për këtë arsye, sot iu përgjigja pozitivisht ftesës së z. Kurti për të diskutuar për zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese.

Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër