Fetai për ndeshjen midis Vardarit dhe Bashkimit: Institucionet të reagojnë me profesionalizëm, deri te sanksionet e nevojshme

Nga Xh M
406 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shkurt – Zëvendëskryeministri Arben Fetai përmes një reagimi në Fejsbuk, ka dënuar ashpër fyerjet dhe gjuhën e urrejtjes në ndeshjen midis Vardarit dhe Bashkimit, duke thënë se sporti në vendin tonë vazhdon të përballet me sjellje që nuk kanë asgjë të përbashkët me frymën e sportit, fair play-in dhe respektin e ndërsjellë.

Ai pret nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) dhe organet kompetente të reagojnë me profesionalizëm dhe vendosmëri, deri te sanksionet e nevojshme ndaj përgjegjësve individualë dhe klubit të tyre, që situata të tilla të mos përsëriten më kurrë.

“Ngjarjet në ndeshjen Vardar – Bashkimi dëshmuan edhe një herë se sporti në vendin tonë vazhdon të përballet me sjellje që nuk kanë asgjë të përbashkët me frymën e sportit, fair play-in dhe respektin e ndërsjellë”, ka thënë Fetai.

Ai shton se koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme.

“Dënoj ashpër shfaqjet e tilla dhe refuzoj çdo përpjekje për t’i minimizuar apo justifikuar ato.
Presim nga Federata e Futbollit dhe organet kompetente të reagojnë me profesionalizëm dhe vendosmëri, deri te sanksionet e nevojshme ndaj përgjegjësve individualë dhe klubit të tyre, që situata të tilla të mos përsëriten më kurrë”, thekson tutje Fetai.

Njëkohësisht, ai shpreh respektin e tij për futbollistët dhe stafin e Bashkimit për profesionalizmin, qetësinë dhe maturinë e treguar.

“Kjo qasje meriton admirim dhe është shembull se si duhet të sillet sporti ynë”, ka thënë në reagimin e tij zv/kryeministri Fetai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër