Akil Gjakova i pafat, mposhtet në repesazh për medaljen e bronztë

Nga D. V.
153 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Akil Gjakova ishte i pafat duke humbur në repesazhin për medaljen e bronztë të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku garojnë 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme.

Xhudisti pejan nuk ka arritur të zë një vend në podiumin e garave në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke humbur reprezahin për medaljen e bronztë.

Humbja e Gjakovës erdhi nga xhudisti turk, Bilal Ciloglu, i cili mori 10 pikë nga një hedhje që ia bëri xhudistit tonë.

Kështu, Akili u desh të kënaqet me vendin e pestë në Kampionatin Evropian për Senior në Kampionatin Evropian 2026.

Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme, edhe garuesit tjerë nga Kosova, Laura Fazliu dhe Dardan Cena u eliminuan më herët nga gara.

Megjithatë, vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme (e enjte), Distria Krasniqi arriti ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër