Aksident brenda tunelit të Llogorasë, përplasen dy automjete, lëndohet njëri prej shoferëve

Nga Xh M
360 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Llogora, 23 prill Zhurnal.mk – Dy automjete janë përplasur brenda tunelit të Llogorasë, duke shkaktuar bllokim të të qarkullimit në këtë segment rrugor.

Si pasojë e aksidentit, ku dyshohet parakalim i gabuar, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur lehtë dhe është transportuar drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka sjellë ndërprerje të përkohshme të lëvizjes së automjeteve brenda tunelit, ndërsa në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore për të menaxhuar situatën, për të bërë ekspertizën e aksidentit dhe për të rikthyer qarkullimin në normalitet.

Shkaqet e përplasjes mendohet parakalim i gabuat, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër