Tiranë, 23 prill Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama mbledh të hënën në orën 11:oo grupin parlamentar të PS dhe ministrat në Pallatin e Brigadave. Gjatë mbledhjes pritet të raportojnë për procesin e integrimit Evropian Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka.
Raportimi i Hoxhës e Dhukës do të përqëndrohet kryesisht tek Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria. Mbledhja vjen në një kohë kur qeveria ka dorëzuar në kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit e ndërsa Shqipëria pret miratimin e pikave të ndërmjetme IBAR për të vijuar me mbylljen e kapitujve.
